Qurani·قرآني
Shqip

Allahu - nuk ka zot tjetër përveç Tij, i Gjalli, i Përhershmi! Atë nuk e kap as — Dhikret e Mëngjesit

آيَةُ الْكُرْسِيِّ: اللَّهُ لَا إِلَهَ إِلَّا هُوَ الْحَيُّ الْقَيُّومُ ۚ لَا تَأْخُذُهُ سِنَةٌ وَلَا نَوْمٌ ۚ لَهُ مَا فِي السَّمَاوَاتِ وَمَا فِي الْأَرْضِ ۗ مَنْ ذَا الَّذِي يَشْفَعُ عِنْدَهُ إِلَّا بِإِذْنِهِ ۚ يَعْلَمُ مَا بَيْنَ أَيْدِيهِمْ وَمَا خَلْفَهُمْ ۖ وَلَا يُحِيطُونَ بِشَيْءٍ مِنْ عِلْمِهِ إِلَّا بِمَا شَاءَ ۚ وَسِعَ كُرْسِيُّهُ السَّمَاوَاتِ وَالْأَرْضَ ۖ وَلَا يَئُودُهُ حِفْظُهُمَا ۚ وَهُوَ الْعَلِيُّ الْعَظِيمُ
Transliterimi: Ayat al-Kursi: Allaahu laa ilaaha illaa huwal-hayyul-qayyoom...
Përkthimi: Allahu - nuk ka zot tjetër përveç Tij, i Gjalli, i Përhershmi! Atë nuk e kap as kotja, as gjumi! Atij i përket gjithçka që gjendet në qiej dhe gjithçka që gjendet në Tokë. Kush mund të ndërmjetësojë te Ai pa lejen e Tij? Ai di gjithçka që ka ndodhur para tyre dhe gjithçka që do të ndodhë pas tyre, kurse ata nuk mund të përvetësojnë asgjë nga dija e Tij, përveç asaj që Ai dëshiron. Kursiu i Tij përfshin qiejt dhe Tokën dhe Ai nuk e ka të rëndë t’i ruajë ato. Ai është i Larti, i Madhërishmi! (Ajetul-Kursi)
Burimi: Quran 2:255
Mbrapa te kategoria Hape në aplikacionin Qurani