Sureja Adh-Dhariyat — kapitulli 51 i Kuranit Fisnik, një sureja Mekase me 60 ajete.
Betohem për erërat, që ngrenë grimcat dhe i shpërndajnë,Për retë e ngarkuara rëndë,Për lundruesit, që lëvizin lehtë,dhe për melekët, që zbatojnë urdhrat. S’ka dyshim se ajo që ju premtohet është e vërtetë. S’ka dyshim se gjykimi (dhe shpërblimi) me drejtësi do të ndodhin.