Sureja Al-Inshiqaq — kapitulli 84 i Kuranit Fisnik, një sureja Mekase me 25 ajete.
Kur të çahet qielli, duke dëgjuar me bindje e nënshtrim Zotin e vet, ashtu siç e ka për detyrë, -Allahu i Lartësuar flet për disa ngjarje të mëdha, që do të ndodhin Ditën e Kijametit. Atë ditë, qielli do të çahet dhe do të ndahen shtresat e tij, duke u dalluar nga njëra-tjetra. Yjet që janë në të do të shpërndahen.