Sureja Sad — kapitulli 38 i Kuranit Fisnik, një sureja Mekase me 88 ajete.
Allahu i Lartësuar na jep një përshkrim të Kur'anit dhe na tregon sjelljen dhe gjendjen e idhujtarëve në lidhje me këtë libër dhe Profetin që e solli atë. Ai thotë:Sad! Betohem në Kur'anin plot këshilla! -Kur'ani është i famshëm dhe grada e tij është shumë e lartë. Ai është këshillë dhe dituri për besimtarët.