Sureja Al-Hajj — kapitulli 22 i Kuranit Fisnik, një sureja Medinase me 78 ajete.
O njerëz! Frikësojuni Zotit tuaj! -Allahu i Madhëruar u drejton të gjithë njerëzve një urdhër të rëndësishëm. Ata duhet t’i frikësohen dhe të jenë të devotshëm ndaj Allahut, i cili është Zoti i tyre, që kujdeset për ta, duke u dhënë shumë mirësi, të shfaqura dhe të fshehta.