Sureja Al-Qiyamah

Sureja Al-Qiyamah — kapitulli 75 i Kuranit Fisnik, një sureja Mekase me 40 ajete.

Betohem në Ditën e Kijametit. -Allahu i Madhëruar betohet në ditën e ringjalljes së krijesave, pas vdekjes së tyre. Ai betohet në ditën e daljes së njerëzve nga varret e tyre, për të qëndruar në pritje të llogarisë para Zotit të botëve.