Sureja Yusuf

Sureja Yusuf — kapitulli 12 i Kuranit Fisnik, një sureja Mekase me 111 ajete.

Elif, Lam, Ra. Këto janë ajete të Librit të qartë! -Allahu i Lartësuar na tregon se këto janë ajete të një Libri të qartë dhe lehtësisht të kuptueshëm. I qartë është teksti i tij, të qarta janë edhe kuptimet e tij. Kur'ani është libër i qartë, i shtjelluar plotësisht nga Allahu i Lartësuar.