Sureja Al-Anbiya — kapitulli 21 i Kuranit Fisnik, një sureja Mekase me 112 ajete.
Gjithnjë e më shumë po u afrofet njerëzve Dita e Llogarisë, por ata nuk i kushtojnë vëmendje dhe i shmangen. –Vërtet, me disa njerëz është për t’u habitur. Atyre nuk u bën dobi asnjë lloj paralajmërimi. Ata nuk duan t’ia dinë për asnjë lloj kërcënuesi e paralajmëruesi, ndërkohë që llogaria e tyre po afron.