Sureja Es-Saffat

Sureja Es-Saffat, kapitulli 37 i Kuranit Fisnik, një sureja Mekase me 182 ajete.

Betohem në ata(melekët), që rreshtohen në rreshta. -Ky është një betim në melekët, dhe pikërisht kur ata janë duke adhuruar Allahun dhe kur përmbushin detyrat që Ai u ka ngarkuar, duke treguar se i janë nënshtruar Atij në Rububijen dhe Uluhijen e Tij. Ai thotë: "Betohem në të ata (melekët), që në rreshta qëndrojnë!