Sureja El-Muddethir

Sureja El-Muddethir, kapitulli 74 i Kuranit Fisnik, një sureja Mekase me 56 ajete.

O ti i mbuluar! - El Muddeththir ka të njëjtin kuptim si El Muzzemmil, pra: “i mbuluar, i mbështjellë”. Profeti urdhërohet që të përpiqet me adhurime ndaj Allahut të Madhëruar, qofshin ato adhurime me dobi të kufizuar personale, qofshin me dobi të përgjithshme.