Sureja Al-Kawthar

Sureja Al-Kawthar — kapitulli 108 i Kuranit Fisnik, një sureja Mekase me 3 ajete.

Ne të dhamë ty mirësi të shumta. – Keuther-in, domethënë mirësitë e mëdha të Zotit të Lartësuar ndaj Profetit (a. s. ). Mes këtyre mirësive dhe begative të pamata, është edhe një lumë në Xhenet, që quhet Keuther, të cilin Allahu i Lartësuar e ka ruajtur për Profetin (a. s. ).