Sureja Al-Hashr — kapitulli 59 i Kuranit Fisnik, një sureja Medinase me 24 ajete.
Kjo sure quhet ndryshe surja e Benu Nadirit. Këta ishin një fis i madh jehudësh, që jetonin në njërin krah të Medinës, në kohën e Profetit (a. s. ). Kur Muhamedit (a. s. ) i erdhi Shpallja dhe emigroi për në Medinë, ata e mohuan dhe e refuzuan atë si profet, ashtu sikurse vepruan edhe shumë fise të tjera jehudësh.