Sureja Ar-Rahman

Sureja Ar-Rahman — kapitulli 55 i Kuranit Fisnik, një sureja Medinase me 78 ajete.

I Gjithëmëshirshmi! -Allahu i Madhëruar e ka çelur këtë sure me emrin e Tij El Rahman - i Gjithëmëshirshmi. Ky emër është tregues i mëshirës së gjerë, përkujdesjes gjithëpërfshirëse, bamirësisë së pamatë dhe mirësive të Tij të shumta.