Sureja Al-Mu'minun

Sureja Al-Mu'minun — kapitulli 23 i Kuranit Fisnik, një sureja Mekase me 118 ajete.

Allahu i Madhëruar flet për robërit e Tij besimtarë e na tregon për lumturinë e tyre, pasi kanë arritur çdo të mirë dhe kanë shpëtuar nga çdo e keqe. Gjithashtu, Ai na tregon se si e arritën këtë mirësi. Ky ajet është nxitje për t’u pajisur me cilësi dhe virtyte të larta.