Sureja Yunus

Sureja Yunus — kapitulli 10 i Kuranit Fisnik, një sureja Mekase me 109 ajete.

Elif, Lam, Ra. Këto janë ajetet e Librit plot të urtësi. -Ky është Kur'ani i mrekullueshëm, i cili përmbledh çdo të vërtetë dhe ligj madhështor. Ajetet e këtij libri shtjellojnë çdo çështje të imanit korrekt dhe të vërtetë në mënyrë të qartë. Ai u qartëson plotësisht robërve urdhëresat dhe ndalesat e ligjit të Zotit.