Sureja Al-An'am

Sureja Al-An'am — kapitulli 6 i Kuranit Fisnik, një sureja Mekase me 165 ajete.

Të gjitha lavdërimet i qofshin vetëm Allahut, që krijoi qiejt dhe Tokën dhe bëri errësirat dhe dritën. -Ky është lavdërim i Allahut të Lartësuar, me atributet madhështore të Tij, duke përmendur posaçërisht krijimin e qiejve dhe të Tokës, të cilat janë treguese të pushtetit, diturisë dhe mëshirës së Tij të gjerë.