Sureja Hud — kapitulli 11 i Kuranit Fisnik, një sureja Mekase me 123 ajete.
Elif, Lam, Ra. (Ky është)Libër ajete e të cilit u zbritën plot urtësi. . . -Allahu i Lartësuar thotë se ajetet e këtij libri madhështor dhe plot mirësi janë përkryer dhe zbritur në formën më të plotë, të urtë dhe me përpikmëri. Kumtet e këtij libri janë të vërteta, ndërsa urdhëresat dhe ndalesat e tij janë të drejta.