Sureja Ya-Sin

Sureja Ya-Sin — kapitulli 36 i Kuranit Fisnik, një sureja Mekase me 83 ajete.

Ja, Sin! Betohem në Kur'anin plot urtësi. -Allahu i Lartësuar betohet në këtë Kur'an duke përmendur edhe një cilësi të Tij: urtësinë. Përkufizimi i urtësisë është: vendosja e çdo gjëje në vendin që i takon. Kështu janë urdhëresat dhe ndalesat e këtij Kur'ani: të drejta dhe me vend.