Sureja Luqman

Sureja Luqman — kapitulli 31 i Kuranit Fisnik, një sureja Mekase me 34 ajete.

Allahu i Lartësuar na tregon për madhështinë e këtij libri, duke thënë:Elif, Lam, Mim. Këto janë ajetet e një libri plot urtësi. -Ajetet e tij janë plot urtësi dhe ligje të dobishme. E si të mos jenë të tilla, kur burimi i tyre është i Urti, i Gjithëdituri për të gjitha të fshehtat?