Sureja An-Naml — kapitulli 27 i Kuranit Fisnik, një sureja Mekase me 93 ajete.
Allahu i Madhëruar i njofton robërit e Tij për madhështinë e këtij Kur'ani, duke iu referuar me përemër dëftor që përdoret për larg, një stil ky që në gjuhën arabe shërben për të treguar madhështinë dhe rëndësinë e diçkaje. Ai tha:Ta, Sin. Këto janë ajete të Kur'anit, Librit të qartë.