Sureja Ghafir — kapitulli 40 i Kuranit Fisnik, një sureja Mekase me 85 ajete.
Ha, Mim. Shpallja e këtij Libri është prej Allahut, Ngadhënjimtarit, të Gjithëditurit, Falësit të gjynahit dhe Pranuesit të pendimit, që ndëshkon ashpër por është dhe Bamirës i madh. -Në ajet flitet për Shpalljen e Allahut të Madhërishëm, për Librin e Tij.