Sureja Ash-Shura

Sureja Ash-Shura — kapitulli 42 i Kuranit Fisnik, një sureja Mekase me 53 ajete.

Ha, Mim. Ajn, Sin, Kaf. Kështu të jep shpalljen ty, - ashtu si atyre që ishin para teje, - Allahu, Ngadhënjimtari, i Urti. -Allahu i Lartësuar na tregon se Ai ia shpalli Kur’anin madhështor Profetit të Tij të zgjedhur, ashtu sikurse u shpalli edhe profetëve të tjerë para tij.